TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Dhjetor 2025, 13:26

Korrupsion me fondet e BE, arrestohet Federica Mogherini!

Shkruar nga Pamfleti

Korrupsion me fondet e BE, arrestohet Federica Mogherini!

Mogherini dyshohet se ka abuzuar me fondet e Kolegjit të Europës...

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, është arrestuar në Bruksel në kuadër të një hetimi të gjerë për mashtrim në procedurat e prokurimit publik. Lajmi është konfirmuar nga mediat belge, të cilat raportojnë se ndalimi i saj lidhet me një dyshim korrupsioni që përfshin Kolegjin e Europës dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (SEAE).

Hetuesit kryen sot kontrolle në zyrat e shërbimit diplomatik të BE-së në Bruksel, si dhe në disa ndërtesa të Kolegjin e Europës në qytetin belg të Bruges. Në total janë ndaluar tre persona, mes tyre edhe Mogherini.

Akuzat e mundshme lidhen me periudhën 2021–2022 dhe përfshijnë dyshime për mashtrim në dhënien e tenderëve publikë, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Hetimi po fokusohet në mënyrën se si Kolegji i Europës fitoi një tender për zhvillimin e “Akademisë Diplomatike të Bashkimit Europian”, një program trajnimi 9-mujor për diplomatët e rinj të BE-së.

Prokurorët po përpiqen të zbulojnë nëse përfaqësues të Kolegjit të Europës kanë pasur informacion paraprak mbi kriteret e përzgjedhjes gjatë procesit të tenderimit, çka do t’u jepte atyre avantazh të padrejtë dhe mund të verë në dukje një rast të mundshëm favorizimi apo konkurrence të pandershme.

Bastisje në Bruksel dhe Bruges: Policia hyn në selinë e EEAS

Në orët e para të mëngjesit, policia federale belge bastisi selinë e EEAS në Bruksel, disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bruges dhe banesa private të personave të lidhur me çështjen.

Sipas dëshmitarëve, rreth 10 oficerë të veshur civilë hynë në zyrat e EEAS rreth orës 07:30, duke sekuestruar dokumente e materiale që lidhen me procesin e tenderimit. Bastisjet u konfirmuan edhe nga një zyrtar i brendshëm i shërbimit diplomatik të BE-së.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me OLAF-in, zyra kundër mashtrimit të BE-së, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO).

Dyshime për paracaktim tenderësh

Hetimi fokusohet kryesisht te krijimi i Akademisë së Re Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program trajnimi vjetor për diplomatët e rinj europianë, i financuar nga EEAS dhe i administruar nga Kolegji i Europës. Akuza qendrore lidhet me dyshimet se Kolegji i Europës mund të ketë pasur informacion të brendshëm mbi kriteret dhe specifikimet e tenderit, çka do të përbënte konkurrencë të pandershme, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu blerjen prej 3.2 milionë euro të një ndërtese në Bruges nga Kolegji i Europës, objekt që më pas u përdor për akomodimin e pjesëmarrësve të akademisë. Blerja u krye në vitin 2022, në një periudhë kur institucioni kalonte vështirësi financiare, dhe vetëm disa muaj para se të shpallej tenderi ku më pas Kolegji fitoi 654,000 euro nga EEAS.

Kjo përputhje e dyshimtë kohore ka ngritur pikëpyetje serioze rreth mënyrës se si u formulua dhe u administrua procesi i tenderimit.

Skandali godet thelbin e institucioneve të BE-së

Kjo çështje përbën goditjen më të fundit ndaj institucioneve të BE-së pas një serie skandalesh që kanë ekspozuar dobësitë e sistemit të kontrollit dhe integritetit brenda strukturave të Brukselit.

Mogherini ndodhet nën presion të madh, pasi ajo aktualisht drejton si Kolegjin e Europës, ashtu edhe Akademinë Diplomatike të BE-së, institucione që janë objekt i drejtpërdrejtë i hetimit. Ndërkohë, gjatë periudhës 2021–2022, EEAS drejtohej nga Josep Borrell, i cili për momentin nuk ka dhënë asnjë koment.

OLAF dhe EPPO kanë refuzuar të japin detaje mbi hetimin, ndërsa ende nuk ka asnjë të akuzuar zyrtarisht. Megjithatë, ndalimet dhe bastisjet e djeshme sinjalizojnë se hetimi ka hyrë në fazë të avancuar dhe pritet të zgjerohet. /Pamfleti

 

8 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Akademia Dipllomatike e Bashkimit Europian në Mogerininin ka pregatitur 'komsomolasit' për ta zhbër BE. Kjo dhe të lidhurit me të duhet të jenë të infiltruar nga shërbimet sekrete ruse.

    1. J
      Jani

      Kjo. Flet per reforma. E vete hajdute.

      1. P
        Patriot

        Po kjo e shkreta e kishte të stampuar në ballë antishqiptarinë dhe prosllavinë e saj,hajt pastë Kamën e marë për at zot. Për mendimin tim që të fshish nga faqja e dheut një komb dhe shtetin e tij duhet të shkatërrosh sistemin e arsimimit dhe administratën. këtë objektiv komshillarët pothuajse e kanë realizuar duke përdorur këto “pecet e qelbura”që drejtojnë sistemin politik shtetëror. Zoti ja dhantë sipas shpirtit ne trunit

        1. S
          Shqiprim

          Po mirë Nëse lajmi bëhet për të mësuar Çka mësojmë! Neve nën 1 milion e kemi sa për kafe. Favoret në tenderë nuk bëhen pa iu shtuar 10 milion projektit. Dhe fundja, del bukur kur merremi me të tjerët dhe nuk merremi me vendin tonë. Në Evropë 1 milion është sikur të dëmtohet një poç elektrik te ne. Aq dëmtohet Paramendoni 20 milion në një projekt tek ne, është sikur të dëmtohet një hidrocentral në Evropë Dhe ne nuk reagojmë Për çka mbajmë kokën!

          1. K
            Korrupsioni ka dalë nga halli a nga qejfi?

            Mogherini njihej si mikeshë e Edi Ramës. Ore si ka mundësi që tërë miqtë e palloshit përfundojnë në burg? Më thuaj me kë rri të them cili je! Nejse, tani kuptuam pse thotë palloshi që në 2030 do futemi në BE. Ata qënkan të korruptuar si qeveria e palloshit. Thjesht kanë rroga më të larta, mirëqënie më të lartë ekonomike. Ne për 5 vjet do i arrijmë falë ekonomisë që pastron miliarda sidomos në ndërtim. Shqiptarët do vazhdojnë të shpopullohen. Ata që do rrinë këtu do jenë nga halli ose nga qejfi. Pikërisht kontigjenti i votuesve që do palloshi.

            1. H
              Ha ha

              Ramsit po i dalin hajdute ddhe miqte europiane jo vetem vartesit ketu.

              1. P
                Populli

                Akademia e Sorros dhe Demokracise Amerikae, paska vjedhur jo vetem Europen por edhe Shqiperine me duart e politikaneve bythlepires

                1. T
                  Tarrasi

                  Qyqa mi gruuuu!!! Po ti na jepje mend neve atq?

                  Lini një Përgjigje