TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2024, 22:46

Kaos në Greqi, fermerët shpërthejnë dyert e aeroportit dhe mësyjnë në sallën VIP për të takuar ministrin

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në Greqi, fermerët shpërthejnë dyert e aeroportit dhe

Klima në Aleksandropoli është tensionuar pasi fermerët kanë sulmuar aeroportin dhe janë përplasur me policinë, pas anulimit të takimit të tyre me ministrin e Zhvillimit Rural, Lefteris Avgenakis.

Fermerët grekë pritën katër orë në hotel për të takuar Lefteris Avgenakis dhe Stavros Keletsis.

Por sipas mediave greke, takimi u anulua, e kjo bëri që që ata të agravojnë dhe të nisin sulmet jashtë hotelit.

Fermerët tentuan të çajnë kordonin e policisë, duke u përplasur me forcat e policisë. Ata rrethuan sallonin VIP të aeroportit ku ndodhej Avgenakis.

Këto zhvillime vijnë dy 24 orë para takimit të tyre të planifikuar me Kyriakos Mitsotakis, megjithatë, pavarësisht hapjes për dialog nga kryeministri, fermerët vazhdojnë të ashpërsojnë qëndrimin e tyre.

Lini një Përgjigje