
Kamala Harris ka zhvilluar një bisedë telefonike me mbështetësit në Uashington ndërsa votuesit shkojnë drejt qendrave të votimit.
Zëvendëspresidentja ndodhet në selinë e partisë Demokratike në Uashington DC ndërsa po takon mbështetësit dhe stafin.
Vullnetarë po telefonojnë njerëzit në të gjithë vendin për t'u siguruar që kanë votuar ose për t'i inkurajuar ata të votojnë në mbështetje të Harris.
Duke biseduar me një votues teksa Harris i falenderoi për votën, kandidatja për Presidente tha se është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë dhe të votojnë.
Personi tjetër me të cilin foli Harris ishte një fëmijë tetë vjeçar, ndërsa Harris me shaka i tha se "mezi pret që ajo të rritet edhe 10 vite, në mënyrë që të mund të votojë".
Lini një Përgjigje