TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2025, 22:45

“Kam mbërritur”/ Mediat boshnjake: Dodik është arratisur në Moskë!

Shkruar nga Pamfleti

“Kam mbërritur”/ Mediat boshnjake: Dodik është

Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik është larguar drejt Moskës. Kjo është ajo çfarë raportojnë mediat në Bosnje e Hercegovinë pasi vetë Dodik publikoi në platformën ‘X’; “Kam mbërritur”, pa dhënë më shumë detaje.

Milorad Dodik pritet që në ditët në vijim të takohet me Presidentin Rus Vladimir Putin edhe pse deri më tani nuk ka një konfirmim nga Kremlini.

Dodik ishte arratisur më herët drejt Izraelit, por pasi Tel Avivi zyrtar i kërkoi të largohej  Presidenti i Republikës Sërpska shkoi në Beograd dhe që prej atje dyshohet se ka udhëtuar drejt Kryeqytetit Rus.

Serbia dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiç të cilët konsiderohen aleatë të Dodik nuk do të zbatonin një kërkesë për urdhërarrest ndaj Presidentit të Republikës Serpska sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Në 26 shkurt Milorad Dodik u dënua në Shkallë të Parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur poste publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje. Drejtësia ne Bosnje Hezegovine akuzon Dodik per sulm ndaj rendit kushtetues të vendit.

Gjykata e Sarajeves ka kërkuar ndihmën e INTERPOLIT për arrestimin e presidentit të Republikës Sërpska Millorad Dodik, dhe kryetarit e Kuvendit të këtij entiteti serb, Nenad Stevandiç.

Lini një Përgjigje