
Administrata Trump beson se Zelensky është gati të jetë dakord me kërkesën e SHBA-së për një proces armëpushimi me Rusinë.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Ëaltz do të shkojnë në Arabinë Saudite ditën e sotme për bisedime me homologët e tyre ukrainas.
Ekipi ukrainas do të përfaqësohet nga shefi i zyrës së Zelensky, Andriy Yermak, këshilltari i sigurisë kombëtare i vendit si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes.
Presidenti Donald Trump ka rritur presionin ndaj homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky për të pranuar kërkesat e tij për një armëpushim të shpejtë me Moskën, por pa ndonjë zotim të menjëhershëm për një garanci sigurie nga SHBA.
Dhjetë ditë më parë të dy u përplasën publikisht në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Trump pretendoi se Zelensky nuk ishte gati për t’i dhënë fund luftimeve.
Zelensky ka qenë nën presion të fortë të SHBA-së për të bërë lëshime përpara çdo bisedimi të paqes, ndërsa ai ka kërkuar garanci të forta sigurie për Kievin, duke theksuar se Putin ka shkelur marrëveshjet e mëparshme të armëpushimit.
Lini një Përgjigje