TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Prill 2026, 18:02

Irani nis sulmet ndaj kompanive amerikane në rajon, goditet Amazon 

Shkruar nga Pamfleti
Irani nis sulmet ndaj kompanive amerikane në rajon,
Foto ilustruese

Shërbimi i cloud computing i Amazon në Bahrein ka pësuar dëme pas një sulmi që i atribuohet Iranit, sipas një burimi të cituar nga Financial Times. 

Më herët, Ministria e Brendshme e Bahreinit njoftoi se ishte në zhvillim një operacion për shuarjen e një zjarri në ambientet e një kompanie, si pasojë e asaj që e cilësoi si “agresion iranian”, pa dhënë detaje të mëtejshme. 

Sulmi vjen një ditë pasi Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi se do të synojë kompani amerikane që operojnë në Lindjen e Mesme, përfshirë Microsoft, Apple, Google dhe Meta. 

Sipas raportimit, objekt i goditjes kanë qenë instalimet e Amazon Web Services (AWS) në rajon, të cilat gjatë konfliktit kanë qenë disa herë në shënjestër. 

Nga ana e saj, kompania Amazon nuk ka komentuar mbi ndonjë sulm specifik. 

iran amazone

Lini një Përgjigje