
Një mega operacion i udhëhequr nga INTERPOL në koordinimin me autoritetet në Amerikën Qendrore dhe Jugore, ka bërë të mundur arrestimin e 14,260 personave nga grupe të ndryshme kriminale, sekuestrimin e 8,263 armësh zjarri, 305,000 fishekë dhe kokainë me vlerë 5.7 miliardë dollarë.
Mes të arrestuarve dyshohet se mund të ketë edhe shqiptarë, pasi një nga grupet kriminale të goditura nga operacioni është edhe “Kartelit Ballkanik”.
Operacioni “Trigger IX” i cili zgjati nga data 12 mars - 2 prill, fillimisht nisi për gjetjen e armëve të kontrabanduara, u sekuestruan 203 ton kokainë dhe droga të tjera me vlerë rreth 5.7 miliardë dollarë dhe 372 ton pre-kursorë droge.
“Fakti që një operacion që synonte armët e zjarrit të paligjshme rezultoi në sekuestrime kaq masive droge është një provë tjetër se këto krime janë të ndërthurura. Rrjetet e krimit të organizuar pas gjithë këtyre aktiviteteve të paligjshme kanë vetëm një prioritet, që është fitimi. Ne, si forca të ligjit, duhet të jemi po aq të vendosur për t'i çmontuar ato në çdo rajon dhe globalisht”, tha Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jürgen Stock.

Në mega operacioni i cili u zhvillua në 15 vende, mësohet se janë angazhuar forcat e zbatimit të ligjit nga 195 vendet anëtare të INTERPOL-it.
Sipas informacioneve, NTERPOL mblodhi ekspertë të armëve të zjarrit nga vendet pjesëmarrëse në një qendër operacionale në “Foz do Iguaçu” në zonën tre-kufitare të Argjentinës, Brazilit dhe Paraguait, për të mbështetur veprimet e vijës së parë dhe për të siguruar shkëmbimin dhe kontrollin e shpejtë të inteligjencës.
Në terren, veprimet e koordinuara çuan në përçarjen e 20 grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë arrestimin e anëtarëve të “Primeiro Comando da Capital”, “Mara Salvatrucha” dhe “Kartelit Ballkanik”, të gjithë të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit.
Sipas raportimeve nga INTERPOL, vetëm në Uruguaj u sekuestruan 100,000 copë municione të trafikuara ndërkombëtarisht nga dy shtetas evropianë, duke shënuar kështu sekuestrimin më të madhe në vend.
Valdecy Urquiza, Zëvendës-Presidentja e INTERPOL-it për Amerikat, theksoi vlerën e iniciativave të përbashkëta si Trigger IX në prioritizimin e përpjekjeve kombëtare dhe rajonale kundër flukseve të paligjshme.
“Hetimet dhe operacionet e udhëhequra nga inteligjenca i mundësojnë policisë të bashkëpunojë ndërkombëtarisht dhe të heqë armët e paligjshme të zjarrit nga qarkullimi për të mbrojtur publikun,” tha zoti Urquiza.

Gjatë operacionit mësohet se u përdorën mjetet globale të INTERPOL-it të përdorura nga hetuesit gjatë operacionit përfshijnë Sistemin e Menaxhimit të Regjistrimeve të Armëve të Paligjshme dhe Gjurmimit (iARMS), e vetmja bazë të dhënash globale për armët e zjarrit të paligjshme, duke përfshirë armët e zjarrit të vjedhura, të humbura dhe të trafikuara/kontrabanda.
Sipas të dhënave nga aksioni, autoritetet kishin gjithashtu akses të menjëhershëm në Rrjetin e Informacionit Balistik të INTERPOL (IBIN), duke u mundësuar zyrtarëve të zbatimit të ligjit të krahasonin imazhet e gjurmëve të gishtërinjve balistikë nga gëzhoja dhe predha të shkrepura, për të vendosur lidhje midis krimeve në mbarë botën.
Sipas INTERPOL, gjurmimi i historisë dhe pronësisë së armëve të zjarrit të gjetura ofron pista të rëndësishme hetimore. Çdo armë zjarri është unike dhe mund të identifikohet nga numri i serisë, marka, modeli dhe kalibri, si dhe nga 'gjurma e gishtit' e saj balistike. Prandaj, krahasimi i provave balistike të gëzhojave dhe municioneve të gjetura është thelbësor për hetimet.
Më shumë se 100 agjenci kombëtare të zbatimit të ligjit u përfshinë në operacion, duke përfshirë bashkëpunimin e Byrosë Amerikane të Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF) dhe Hetimeve të Sigurisë Kombëtare (HSI), të cilat mbështetën vendet pjesëmarrëse si Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Honduras, Meksikë, Panama, Paraguaj, Peru dhe Uruguai.
Lini një Përgjigje