TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Dhjetor 2023, 09:39

Inskenoi vrasjen e vajzës së tij, babai i 14-vjeçares i varur nga droga dhe bixhozi

Shkruar nga Pamfleti

Inskenoi vrasjen e vajzës së tij, babai i 14-vjeçares

Shtatë ditë pas raportimit për zhdukjen e vajzës 14-vjeçare nga Shkupi, Policia e Maqedonisë së Veriut e gjeti trupin e saj të pajetë, të varrosur në një fshat në afërsi të kryeqytetit.

Pesë persona dyshohen për grabitjen dhe më pas vrasjen e të miturës, ndërsa në mesin e të dyshuarve është edhe babai i saj.

Babai dyshohet se u ka dhënë informacione për vajzën e tij grupit, i cili e ka rrëmbyer me qëllim që të zhvasë para nga e ëma e vajzës. Megjithatë, disa orë pas rrëmbimit, vajza është vrarë me armë zjarri.

Isen Saliu gazetar në RMV tregoi në Euronews Albania se babai i 14-vjeçare njihej si një person i varur nga droga dhe bixhozi.

Lini një Përgjigje