Tre policë izraelitë u vranë në Tarqumiyah, një qytet jo shumë larg Hebronit, në Bregun Perëndimor.
Kreu i policisë izraelite, Danny Levy, e konfirmoi këtë kur takoi gazetarët në terren. Tre oficerët, raporton Times of Israel, u qëlluan ndërsa ishin në një makinë.
Ndërkohë trupat e gjashtë pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor u gjetën në një tunel në zonën Rafah të Rripit të Gazës. Këtë e konfirmojnë forcat e armatosura të Izraelit. Trupat e Carmel Gat, Eden Yerushalmi, HershGoldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Ori Danino u dërguan në Izrael, thuhet në një deklaratë.
Mes trupave të gjashtë pengjeve, ishte edhe ai i izraelito-amerikanit Hersh Goldberg-Polin. Këtë e ka bërë të ditur presidenti amerikan Joe Biden.
Lini një Përgjigje