
Zjarre të mëdha kanë shpërthyer njëkohësisht në 3 zona periferike të Athinës dhe kanë vënë në alarm jo vetëm zjarrfikëset, por edhe gjithë infrastrukturën shtetërore greke.
Sipas mediave greke aktualisht situata në frontin e zjarrit në Varnavas është shumë e vështirë, pasi flakët kanë “mbërthyer” banesat.
Deri tani janë djegur disa banesa ndërsa u desh ndërhyrja e policisë dhe ambulancave për të dërguar në spital 10 persona me vështirësi në frymëmarrje.
Mbrojtja civile njoftoi banorët që të jenë të gatshëm për t’u larguar nga zona, kurse forca të shumta policore kanë mbyllur kalimet që të çojnë atje.
Për shkak të erës të fuqishme që fryn në zonën e Atikës, janë vënë re vështirësi në përdorimin e mjeteve fluturuese.
Raportohet se një mjet i zjarrfikëses është djegur plotësisht, pasi flakët e kanë rrethuar. Nga ana tjetër qyteraët po evakuohen, ndërsa janë mbyllur disa akse rrugore që të cojnë në zonë.
“Operacionet do të vazhdojnë edhe gjatë natës”, njoftoi mbrojtja civile. Për 48 orët e ardhshme, zonat e Atikës janë vlerësuar me rrezikshmëri 5, niveli më i lartë i alarmit kundra zjarrit në vend.
Lini një Përgjigje