TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2025, 12:23

Greqia i trembet Putin, i thotë ‘JO’ përdorimit të aseteve ruse nga BE

Shkruar nga Pamfleti
Greqia i trembet Putin, i thotë ‘JO’ përdorimit të
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis

Greqia ka dalë kundër përdorimit të aseteve ruse nga BE si ndihmë për Ukrainën.

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, deklaroi se gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme financimi për Ukrainën është thelbësore, duke theksuar se preferenca e Athinës është dhënia e huasë për riparimet dhe rindërtimin e vendit.

Gjatë hyrjes në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel, Mitsotakis nënvizoi se asetet ruse janë tashmë të ngrira në mënyrë të përhershme, duke e cilësuar këtë si një deklaratë politike shumë të rëndësishme ndaj të gjitha palëve të përfshira.

Ai mbështeti gjithashtu qëndrimin e presidentit të Këshillit Evropian, duke theksuar se liderët nuk duhet të largohen nga Brukseli pa arritur një zgjidhje që të jetë ligjërisht e vlefshme dhe që adreson realisht nevojat financiare të Ukrainës.

“E rëndësishme është që të gjejmë një zgjidhje financimi për Ukrainën. Preferenca e Greqisë është qartë në favor të huasë për riparimet. Marrim në konsideratë faktin se asetet ruse janë tashmë të ngrira në mënyrë të përhershme, gjë që mendoj se është një deklaratë politike shumë e rëndësishme që i kemi dërguar të gjitha palëve të përfshira. Dhe përkrah shumë pikën e ngritur nga presidenti i Këshillit Evropian se nuk duhet të largohemi nga Brukseli dhe nga salla ku takohemi pa gjetur një zgjidhje që të jetë ligjërisht e vlefshme dhe që zgjidh problemet e financimit të Ukrainës.”, tha Mitsotakis, duke bërë thirrje për konsensus mes vendeve anëtare të BE-së.

greqia i trembet putin

Lini një Përgjigje