
Reshjet e borës përfshinë pllajat e Turqisë verilindore, ndërsa zjarrfikësit luftonin me flakët 1,600 kilometra në perëndim, në bregdet.
Reshje bore ranë në shumë provinca në pjesën lindore të Anadollit, si Rize, Trabzon, Bayburt dhe Erzurum, kushte moti të papara në dekada, sipas mediave turke.
Sipas një gazetari në zonë që foli me AFP nga Rizunda, reshjet e dëborës zgjatën për gati pesë orë. "Jam 65 vjeç, kam kaluar pothuajse gjithë jetën time në Rizunda, kjo është hera e parë që shoh dëborë në korrik", tha Gencaga Karafazlioglu.
Pamjet e transmetuara nga Rizounda nga agjencia e lajmeve DHA tregojnë një shtëpi prej guri të mbuluar me më shumë se 10 centimetra dëborë.
Borë ra në të gjithë pjesën verilindore të vendit, në një sipërfaqe prej afërsisht 100 kilometrash.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, shirat e rrëmbyeshëm goditën provincën e Trabzonit dhe u shndërruan në borë në disa pjesë, ndërsa temperatura e ajrit shënoi një rënie të ndjeshme.
Në të kundërt, 1600 kilometra në perëndim, rajoni turistik i Izmirit vazhdon të përballet me zjarre, të nxitura nga thatësira dhe erërat me shpejtësi 85 kilometra në orë.
Rize, Çayeli, Tahpur Yaylası
— ALi BaKır (@ALiBakr53) July 4, 2025
Yükseklik 3000+m
4 Temmuz 2025
Etkili olan mevsime göre ekstrem
Soğuk hava Doğu Karadeniz açıklarındaki üst seviye alçak basıncın marifetiyle yağışla çakışınca ortaya bu görüntüler çıktı
Kar kalınlığı 20 cm yi geçmiş durumda@severeweatherEU… pic.twitter.com/UwDz7YDs8d
Lini një Përgjigje