Telefoni celular i Yevgeny Prigozhin u gjet pranë trupit të një prej viktimave që ndodheshin në avionin që u rrëzua ditën e djeshme në Rusi, në të cilin thuhet se ka vdekur dhe themeluesi i grupit Wagner, tha një burim politik i Wagner për Al Jazeera.
Ndërkohë grupi Wagner u bëri thirrje sot mercenarëve të vet që të mos bëjnë "asgjë marrëzi”.
"Vëllezër! Për momentin presim informacion nga komandantët tanë. Mos nxirrni përfundime të shpejta! Ne jemi të gjithë në kontrollin e emocioneve tani, por duhet të ruajmë kontrollin. Mos bëni ndonjë budallallëk...", thuhet në nj. mesazhi i postuar në kanalin e Grupit Telegram.
Ndërkohë Wagner ka bërë fajtore Moskën për vdekjen e liderit të tyre, Yevgeny Prigozhin duke i cilësuar si “tradhtar”. Edhe pse shkaku i rrëzimit të avionit është ende i paqartë, thuhet se ai u erdhi nga një bombë e fshehur brenda një kuti verërash të shtrenjta në bordin e avionit. E për këtë arsye, Wagner ka fajësuar fajësuan drejtpërdrejt Kremlinin për vrasjen e liderit të tyre.
“Nëse informacioni se Prigozhin ka vdekur konfirmohet, ne do të organizojmë një marshim të ri për drejtësi në Moskë,” thanë ata, referuar “grushtit të shtetit” të bërë në qershor.
Në një video të publikuar nga mediat britanike, persona të armatosur që pretendojnë se janë luftëtarë të Wagner paralajmërojnë se asgjë nuk ka mbaruar.
Lini një Përgjigje