TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Nëntor 2025, 19:02

Fermerët grekë bllokojnë kalimin në kufirin e Kakavijës, deri kur pritet të zgjasin protestat

Shkruar nga Pamfleti

Fermerët grekë bllokojnë kalimin në kufirin e

Lëvizja në aksin rrugor Kakavijë–Janinë është bllokua plotësisht mbrëmjen e sotme, nga ora 18:00 deri në 22:00, si pasojë e protestave të fermerëve grekë që po zhvillohen në të gjithë vendin.

Ndërprerja e qarkullimit u aplikua për të gjitha automjetet, përveç mjeteve me emergjenca shëndetësore. Pavarësisht bllokimit, qarkullimi në Pikën Kufitare të Kakavijës ka qenë i qetë, pasi shumica e udhëtarëve kanë qenë të informuar mbi protestat dhe nuk kanë zgjedhur të kalojnë në këtë fashë orare, duke shmangur kështu vonesat.

Protestat e fermerëve grekë pritet të zgjasin deri më 5 dhjetor, ndërsa ata kanë paralizuar segmente të rëndësishme rrugore, porte dhe pika doganore në të gjithë Greqinë.

Fermerët reagojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore. Autoritetet kufitare në Kakavijë u kanë bërë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet në orare alternative, për të shmangur problematikat që mund të shkaktohen nga bllokimet e vazhdueshme në territorin grek.

Lini një Përgjigje