TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2024, 12:59

Sulmet e Izraelit, Erdogan: Shpirti i Kombeve të Bashkuara ka vdekur në Gaza, çfarë prisni për të vepruar

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Izraelit, Erdogan: Shpirti i Kombeve të Bashkuara ka vdekur

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar kritika ndaj liderëve perëndimorë për “heshtjen” e tyre ndaj luftës në Gaza, duke i akuzuar ata si bashkëpunëtorë në “barbarizmin” e Izraelit.

“Krerë shtetesh dhe qeverish evropiane, ju jeni bërë bashkëfajtorë në vampirizmin e Izraelit për shkak të heshtjes tuaj”, tha ai, duke shtuar se duart e SHBA-së janë veçanërisht “të lyera me gjak”.

Erdogan, në komentet drejtuar ligjvënësve turq, iu drejtua gjithashtu OKB-së, duke pyetur se çfarë të mirë ka grupimi nëse nuk mund të ndalojë as “gjenocidin” në shekullin e 21-të.

“OKB-ja nuk mund të mbrojë as stafin e vet. Çfarë prisni për të vepruar? Shpirti i Kombeve të Bashkuara ka vdekur në Gaza”, tha Erdogan.

Erdogan ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit gjatë luftës, duke e quajtur atë një “shtet terrorist” dhe duke vendosur kufizime në tregtinë me vendin.

erdogan izrael sulme gaza

Lini një Përgjigje