TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2024, 20:59

Ekuadori tronditet nga një tjetër atentat mafioz, ekzekutohet një kryebashkiake së bashku me këshilltarin e saj!

Shkruar nga Pamfleti
Ekuadori tronditet nga një tjetër atentat mafioz, ekzekutohet një
Brigitte García

Kryebashkiakja e qytetit bregdetar të San Vicentes, në Ekuador, Brigitte García, u qëllua për vdekje këtë të diel, nga persona të paidentifikuar ende sipas policisë ekuadoriane.

Ajo është zyrtarja e fundit e zgjedhur që u vra në Ekuador. Ajo u vra në mes të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria e Daniel Noboa për të luftuar bandat kriminale.

Mësohet se kryebashkiakia u vra së bashku me një anëtar tjetër të qeverisë lokale të San Vicente, që ndodhet në provincën e Manabí në rajonin lindor të vendit. Sipas policisë ekuadoriane, të dy trupat u gjetën të pajeta brenda një automjeti, teksa ishin qëlluar me armë zjarri.

Policia po heton në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e sa më shumë provave. Brigitte García ishte një politikane e re 27-vjeçare, anëtare e partisë Revolucioni Qytetar, me ideologji socialiste.

Ekuadori po lufton me bandat e armatosura, të cilat janë të angazhuara në trafikun e drogës dhe veprojnë kryesisht në bregdetin e Paqësorit të vendit. Në këtë rajon, banda të ndryshme po luftojnë me qeverinë për kontrollin e qytetit të Guayaquil.

Që nga janari 2024, pas arratisjes së liderit të bandës Los Choneros, Presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërkoi ndihmën e Forcave të Armatosura të Ekuadorit për të ndihmuar në zbatimin e ligjit, në luftimin e bandave të armatosura.

Lini një Përgjigje