TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2025, 20:30

E pushuan nga puna në prag të Krishtlindjes, ish-punonjësi i hotelit shkatërron dhe djeg 21 automjete

Shkruar nga Pamfleti

E pushuan nga puna në prag të Krishtlindjes, ish-punonjësi i

A ishte një akt hakmarrjeje? Çmenduri në ishullin Usedom të Detit Baltik. Sipas policisë, një 29-vjeçar i vuri flakën katër makinave para një hoteli dhe dëmtoi 17 automjete të tjera. Dëmi total llogaritet në të paktën 120,000 euro!

Autori i dyshuar është një ish-punonjës i hotelit, i cili u pushua nga puna pa paralajmërim në prag të Krishtlindjes.

29-vjeçari u arrestua pranë një stacioni treni, jo shumë larg vendit ku shkatërroi makinat.

E pushuan nga puna në prag të Krishtlindjes, ish-punonjësi i

Ish-punonjësi i pushuar i ka kërkuar pagën mujore shefit të tij, por për shkak se ai nuk kishte një llogari bankare, donte të merrte rrogën me para cash.

Më pas filloi të kërcënonte punonjësit. Pak më vonë u raportua për makinat e djegura.

Nga hetimet paraprake  rezultoi se mjetet ndezëse ishin vendosur në harqet e rrotave të makinave

Policia dhe prokuroria publike tani po hetojnë të paktën katër raste të zjarrvënieve të rënda, ndërsa dyshohet se ato janë shkaktuar nga punonjësit e shkarkuar.

E pushuan nga puna në prag të Krishtlindjes, ish-punonjësi i

Lini një Përgjigje