TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2025, 10:52

ChatGPT nuk funksionon, mijëra përdorues raportojnë probleme

Shkruar nga Pamfleti

ChatGPT nuk funksionon, mijëra përdorues raportojnë probleme

Përdoruesit e ChatGPT kanë hasur probleme me aksesin. Mijëra raportime online tregojnë se chatbot-i i njohur i inteligjencës artificiale të OpenAI përjetoi ndërprerje dhe ngadalësime të shërbimit gjatë mëngjesit.

Faqja e monitorimit Downdetector ka regjistruar një rritje të raporteve, disa mijëra në të gjithë botën. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga kompani mbi arsyet e problemit, por raportet e ndërprerjes së shërbimit janë në rritje.

Ndërprerja aktualisht mund të prekë vetëm një pjesë të përdoruesve. Hashtagu #ChatGptDown, hashtagu më i popullarizuar për problemet e aksesit në mediat sociale dhe platformat e inteligjencës artificiale, është në trend në X.

ChatGPT nuk funksionon, mijëra përdorues raportojnë probleme

Lini një Përgjigje