
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka folur për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
Ai akuzon Putin si përgjegjës për vdekjen e tij të mistershme dhe eparalajmëron se do ta paguajë çmimin. Ai shton se pavarësisht nëse urdhërin e ka dhënë Putin ose jo, i do të përgjigjet për rrethanat e vrasjes së tij.
“Kam thënë që do të jetë një çmim që do ta paguajë. Kam dëgjuar disa gjëra që ende nuk janë konfirmuar. Por fakti i kësaj çështjeje është se Putini është përgjegjës. Pavarësisht nëse e urdhëroi ai apo jo, ai është përgjegjës për rrethanat.
Është një pasqyrim se kush është ai. Nuk mund të tolerohet”, tha presidenti i SHBA Joe Biden teksa dha një koment për gazetarët në Delware.
Biden përfundoi duke thënë se kjo ngjarje është e patolerueshme.
Lini një Përgjigje