TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Maj 2023, 21:07

Avionë F-16 për të hequr veton ndaj Suedisë, zbulohet “pazari” Biden- Erdogan

Shkruar nga Pamfleti

Avionë F-16 për të hequr veton ndaj Suedisë, zbulohet

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe ai i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën mësohet se përveç urimit për rizgjedhjen në krye të shtetit, patën në fokus edhe tema të tjera të rëndësishme.

Sipas disa mediave ndërkombëtare, Erdogan ngriti çështjen e blerjes së avionëve luftarakë amerikanë F-16, ndërsa Biden, nga ana e tij, i kërkoi Ankarasë të heqë pengesat që paraqet për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Ne do të flasim më shumë për këtë javën e ardhshme. Mezi pres të vazhdojmë të punoj së bashku si aleatë të NATO-s për çështjet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta globale”, shkroi Biden në Twitter.

Rexhep Taip Erdogan shtriu pushtetin në dekadën e tij të tretë, pasi siguroi fitoren ndaj rivalit Kemal Kilicdaroglu, në balotazhin e paprecedentë presidenciale, në një votim që reflektoi polarizimin e theksuar politik në Turqi.

Pavarësisht inflacionit të lartë që ka goditur vendin dhe kritikave pas tërmetit që rrafshoi qytete të tëra, Erdogan triumfoi me mbi 52 për qind të mbështetjeve ndërsa Kilicdaroglu mori 47,86 për qind.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke braktisur politikat e tyre historike të mos-angazhimit ushtarak pas pushtimit rus të Ukrainës. Ndonëse me vështirësi Finlanda u anëtarësua, Suedia ende nuk ka marrë një Ok, pasi Turqia po e pengon.

turqi biden erdogan suedia

Lini një Përgjigje