Ish-drejtori i Agjencisë Doganore në Itali Marcello Minenna, këshilltar aktual mjedisor në Rajonin e Kalabrisë dhe ish-këshilltar i Bashkisë së Romës është arrestuar në kuadër të një hetimi nga prokuroria e Forlit për drogë dhe korrupsion. Minenna ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
Minenna ka mbajtur postin e ish-kreut të Agjencisë së Doganave gjatë pandemisë dhe është nën hetim nga zyra e prokurorit të Forlit për furnizimin me maska, shkruan "Corriere della sera".
Po ashtu janë arrestuar edhe 2 ish-deputetë si dhe zyrtarë të prefekturës së Ravenës.
Në total ishin 34 masa paraprake.
Hetimi ka të bëjë me episode të ndryshme korrupsioni dhe ka ardhur nga një hetim për trafik droge.
Lini një Përgjigje