TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Qershor 2024, 17:59

Akuzat për krime lufte dhe rreziku i sulmeve me dron frikësojnë Putin, shfaqet me jelek antiplumb

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për krime lufte dhe rreziku i sulmeve me dron frikësojnë

Shërbimet speciale të Rusisë kanë shtuar masat e sigurisë ndaj presidentit Vladimir Putin.

Dy zyrtarë rusë thanë se tashmë Kremlin ka shtuar sigurinë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe sulmet e fundit ndaj politikanëve të lartë në Evropë dhe Azi.

“Kremlini e merr shumë seriozisht sigurinë e Vladimir Putinit. Ai mbrohet nga një ushtri e tërë rojesh të dukshëm dhe të padukshëm”, tha një zyrtar rus i cili ishte pjesë e takimit të Ditës së Fitores më 9 maj.

Ai foli për “The Moscow Times” në kushte anonimiteti për shkak të ndikimi që ka Putin.

Një tjetër zyrtar tha se ndër faktorët e rrezikut për Kremlinin janë urdhri i arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për Putinin me akuza për krime lufte, si dhe rreziku i sulmeve me dron, sabotazhi ukrainas dhe sulmeve nga radikalët islamikë.

Ai shtoi se Kremlini ishte në gatishmëri veçanërisht pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe në vitin 2022 dhe tentativës së muajit të kaluar për të vrarë kryeministrin sllovak, Robert Fico.

Ndërsa Kremlini tha publikisht se nuk kishte nevojë të rriste sigurinë e tij.

Lini një Përgjigje