TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Prill 2025, 11:25

Zgjedhjet/ Qeveria valë emërimesh në administratë, 17 emra i kap dekriminalizimi; qindra të tjerë në shkelje të ligjit

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet/ Qeveria valë emërimesh në administratë, 17 emra i
Edi Rama me stafin e Kryeministrisë

Zbulohen të dhënat mbi rekrutimet në administratën publike...

Qeveria e ka tejkaluar me 3 për qind planin e rekrutimeve në administratë, duke thyer rekord gjatë vitit që lamë pas. Edhe pse zakonisht shumë vende mbeten vakante, nuk ka ndodhur kështu në vitin para zgjedhjeve.

Qeveria me anët të Vendim nr. 528, datë 1.8.2024 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 62, datë 7.2.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për planin vjetor të pranimit, për vitin 2024, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil” vendosi të jenë përfshiu 1187 pozicione të lira.

Por ky numër jo vetëm që është plotësuar, po është tejkaluar. Sipas të dhënave të Departamenti të Administratës Publike për vitin 2024, në këtë vit janë punësuar 1221 persona.

Përgjatë vitit 2024, u emëruan në pozicione të shërbimit civil 1221 nëpunës. Vihet re se për vitin 2024, janë rekrutuar nëpunës të rinj në administratën shtetërore nëpërmjet: (i) procedurës së pranimit në kategorinë ekzekutive; (ii) emërimeve nga lista fituese e kategorisë ekzekutive dhe; (iii) emërimeve nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, gjithsej 711 nëpunës, ose 58.2% e totalit të emërimeve, nga të cilët 671, ose 54.95% e të gjitha emërimeve i përkasin kategorisë ekzekutive dhe 40, ose 3,27% i përkasin kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese”, thekson raporti.

Por nxitimi ka dhe efektet e veta. 17 punonjës janë prekur nga ligji i dekriminalizimit. Pra janë individë të dënuar apo të dëbuar nga vende të huaja. Por jo vetëm kaq, pasi shumë persona janë emëruar në shkelje të ligjit dhe kjo konfirmohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në raportin po për vitin 2024.

Rezulton se gjatë procesit të mbikëqyrjes janë verifikuar 1506 pozicione të shërbimit civil, ku 190 pozicione ose 12,6% e numrit të përgjithshëm të tyre i përkasin institucioneve të pavarura dhe 1316 pozicione ose 87,4% të pozicioneve të verifikuara i përkasin institucioneve të qeverisjes vendore. Nisur nga mënyra e plotësimit të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil, ka rezultuar se, nga 1506 pozicione të shërbimit civil të mbikëqyrura, 151 pozicione ose rreth 10% e numrit të përgjithshëm, janë vende të lira; 901 pozicione ose rreth 60%, janë të zëna në përputhje me ligjin dhe 454 pozicione ose rreth 30%, janë të zëna nga punonjës të emëruar me akte në kundërshtim me ligjin”, thekson raporti.

Këto janë emërime në shërbim civil, por imagjinoni se çfarë bëhet me emërimet në pozicione të thjeshta. /Pamfleti

qeveria valë emërimesh në administratë rama - 11 maji

Lini një Përgjigje