TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Shkurt 2026, 10:39

Pazar i fortë për ‘llokma’; Shtyhet për herë të gjashtë ankandi për kullat te Kadastra në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Pazar i fortë për ‘llokma’; Shtyhet për herë
Projekti i Kullave te Kadastra /

Korporata Shqiptare e Investimeve zgjat afatin deri më 19 mars 2026, mes anulimeve të përsëritura dhe debatit për kushtet e partneritetit publik-privat...

Projekti për zhvillimin e kompleksit “Lift Tower” në truallin pranë Kadastrës së Tiranës është shtyrë sërish, duke shënuar herën e gjashtë të zgjatjes së afateve. Korporata Shqiptare e Investimeve njoftoi se procedura konkurruese, e parashikuar për 30 janar 2026, do të zhvillohet më 19 mars. Projekti parashikon ndërtimin e tre kullave me funksione të përziera, ndërsa modeli i ndarjes së sipërfaqeve mes shtetit dhe partnerit privat ka nxitur debate. Procedurat e mëparshme janë anuluar me argumentin e ofertave të paleverdishme.

Kryeministri Edi Rama nuk po e finalizon dot skenarin për ndërtimin e kullave në truallin pranë Kadastrës në Tiranë, sepse i ka dështuar sërish pazari me ndërtuesit e paracaktuar.

Në Fletoren Zyrtare të datës 25 shkurt 2026, drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona, ka publikuar Njoftimin nr. 47/8, datë 23 shkurt 2026, me objekt shtyrjen e afatit të aplikimeve për projektin e kullave te Kadastra.

Pazar i fortë për ‘llokma’; Shtyhet për herë

Në njoftim thuhet: “Korporata Shqiptare e Investimeve njofton të interesuarit se aplikimet për procedurën konkurruese ‘Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes publike-private të projektit ‘Lift Tower’, të caktuar për datën 30 janar 2026, do të zhvillohet më 19 mars 2026”.

Siç duket, mes qeverisë dhe firmave të interesuara për ndërtimin e kullave pranë Kadastrës po zhvillohen negociata, pasi shtyrja e përsëritur e ankandit ka krijuar dyshime mbi arsyet reale të vonesës.

Pas projektit të quajtur “Rijetëzim i godinës së Kadastrës”, parashikohet ndërtimi i një kompleksi me tre kulla, nga 40 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë.

Kullat parashikohen të përdoren për banim, zyra, ambiente tregtare, hotel, rezidencë studentore dhe parkime. Sipas projektit, 100 për qind e sipërfaqeve të banimit dhe 60 për qind e sipërfaqeve tregtare, zyrave dhe parkimeve nëntokësore do t’i kalojnë partnerit privat.

Shteti, si pronar i truallit, do të marrë 40 për qind të sipërfaqeve tregtare, zyrave dhe parkimeve, ku përfshihen edhe zyrat e reja të Kadastrës së Përgjithshme.

Kjo është shtyrja e gjashtë e projektit. Afatet janë shtyrë në nëntor 2024, janar 2025, maj 2025, shtator 2025, 30 janar 2026 dhe së fundmi me njoftimin e datës 23 shkurt 2026, që e çon ankandin në 19 mars 2026.

Në tre shpalljet e para për projektin e kullave te Kadastra shprehën interes kompanitë “Edil Al-It”, “DK Construction ONE Corp” dhe “Alko Impex”, por procedurat u anuluan me argumentin e ofertave të paleverdishme.

Deri tani janë përzgjedhur projektet e bashkimit të gjashtë studiove private: Baukuh Studio Associato, Muoto & Sam Chermayeff Office, Yellow Office, Bollinger Grohmann, Atmoslab Simoj Boudvin dhe Arkimade.

Vonesa e vazhdueshme e projektit lidhet me mosmarrëveshje mbi kushtet e zhvillimit dhe ndarjen e përfitimeve mes palëve të përfshira./Pamfleti

 

pazari kullat te kadastra

1 Komente

  1. E
    ELBA

    Lush te vjedhe me shume ...... Leku lumeeee........

    Lini një Përgjigje