
Mesditën e sotme, një zjarr i madh përfshiu masivin pyjor të Darëzezës, por pas disa orë përpjekjesh intensive nga shërbimet zjarrfikëse, punonjësit e pyjores dhe banorët e zonës, flakët janë vënë nën kontroll dhe janë drejt shuarjes.
Për të parandaluar riaktivizimin e mundshëm të vatrave, dy mjete zjarrfikëse dhe tre grupe do të qëndrojnë në gatishmëri në zonë.
Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur një grup pune për të vlerësuar dëmet e shkaktuara, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.
Lini një Përgjigje