
Provohet pazari midis Komisioneres Brunilda Bekteshit dhe Alma Faskajt për shkarkimin e prokurorit Ndini Tavani.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës Ndini Tavani, kandidatë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Vendimi për prokurorin Tavani nuk është marrë me shumicë votash, pasi një nga anëtarët e trupës gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi ka qenë kundër.
Por mesa duket vetingu i Ndini Tavanit ka qenë i manipuluar dhe është kthyer në një Pazar nga dy komisioneret Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi.
Shkarkimi i tij ka qenë i dakordësuar paraprakisht midis dy komisionereve Bekteshi dhe Faskaj, ndoshta i ndikuar nga grupe rivale armiqësore, politike apo krimi i organizuar dhe për këtë arsye SPAK duhet të hetoj.
Pazari midis Brunilda Bekteshit dhe Alma Faskajt provohet me shkresën e mëposhtme se ku ato i diktojnë njëra-tjetrës se si duhet të vendosin për rastin Tavani./Infront.al

Lini një Përgjigje