
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë pasditen e sotme në rrugën "Bardhyl", ku në një karburant ndodhi një shpërthim.
Si pasojë e shpërthimit mbetën të lënduar dy persona, menaxheri, Miklovan Çollaku dhe shoferi, Myrti Kadiu.
Sipas të dhënave nga policia, ka pasur një shpërthim të valvulës së sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin.
Nga ky shpërthim kanë nisur flakët, ndërsa shoferi i plagosur, Myrti Kadiu, ka tentuar të largojë autobotin me benzin nga vendi i ngjarjes, por duke qenë i lënduar ka humbur kontrollon dhe ka rënë në shkallët e një biznesi ngjitur me karburantin.
“Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje