TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Tetor 2025, 20:34

Vrasja e gjykatësit për pronën, Ylli Pata: Në Shkodër është legalizuar vetëgjyqësia!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e gjykatësit për pronën, Ylli Pata: Në Shkodër

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri në Gjykatën e Apelit, ngjarje që tronditi mbarë vendin mesditën e të hënës. Kalaja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Elvis Shkëmbi qëlloi gjyqtarin për një çështje pronash.

Gazetari Ylli Pata në një intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News foli për ngjarjen duke u ndalur edhe tek problematika për çështjen e pronës dhe te një tjetër plagë e shoqërisë ajo hakmarrjes. Ai u shpreh se që në ’92 problemi më i madh për Shkodrën ishte ‘fakti i legalizimit të vetëgjyqësisë’.

“Problemi më i madh që ka ndodhur me Shkodrën ishte fakti se u legalizua vetëgjyqësia. Dikur u quajt gjakmarrje, dolën edhe organizata. Më 22 mars 1992 u vra një ish polic që u konsideru si militant i PS. Vrasja e Xhemal Selimit ishte për hakmarrje sepse në kohën e komunizmit kishte ushtruar dhunë ndaj disa njerëzve në Dukagjin. Shkodra nisi gjakmarrjen dhe mori të drejtën e qytetarisë. Por ishte vrasje. Në Shkodër ndodhi vrasja e parë ndaj një biznesmenit të madh, nisi një seri krimesh dhe të themi vrasja krimi paligjshmëria mori të drejtën e qytetarisë. Me zhvillimin e Shkodrës kanë nisur ethet e pallateve, dhe ka plasur një epidemi shumë e madhe…Kjo shprehja të mbush me plumba vetëm në Shkodër është”, tha gazetari.

Lini një Përgjigje