
Vijon të jetë i përfshirë nga flakët mali i Dukatit, ndërsa dy avionët ‘Canadair’ të ardhur nga Greqia po punojnë për të shuar zjarrin masiv. Zjarri ka qenë aktiv prej disa ditësh, ndërsa terreni e ka bërë të vështirë ndërhyrjen.
Avionët nga shteti fqinj erdhën pasditen e djeshme, ndërsa po ashtu, pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, edhe Italia dërgoi trup adhe dy avionë zjarrfikës, të tipit Canadair, të cilët operuan në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në parkun Kombëtar të Lurës, një vatër gjithashtu aktive prej disa ditësh.
Kjo ndërhyrje synon të përshpejtojë shuarjen e vatrave aktive në zonat me rëndësi të lartë natyrore.
Lini një Përgjigje