TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2023, 20:51

Vangjush Dako “shok qelie” me Kokën dhe Bllakon, transferohet në paraburgimin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Vangjush Dako “shok qelie” me Kokën dhe Bllakon, transferohet

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është transferuar në paraburgimin e Durrësit. Sot ai doli para gjykatës dhe u njoh me masën e sigurisë, por është vendosur që të mos qëndrojë në Tiranë, por të dërgohet në Durrës.

Interesant është fakti se ai do të jetë në të njëjtin ambient me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Ballako. Dy të fundit janë duke qëndruar gjithashtu në paraburgimin e Durrësit.

Dako u arrestua për shpërdorim detyre në dy raste. Ai akuzohet se ka dhënë leje ndërtimi në shkelje të ligjit. Po ashtu akuzohet se ka abuzuar me një tender për ndërtimin e një shëtitore në bregdetin e Durrësit.

dako koka durres

Lini një Përgjigje