TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2025, 11:43

“Vajza e politikanit u kap e droguar në Dhërmi”, Karamuço: U angazhua e gjithë Policia e Shtetit, deputeti tha vetëm ma gjeni gjallë

Shkruar nga Pamfleti

“Vajza e politikanit u kap e droguar në Dhërmi”,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar një rast të rëndë të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike.

Karamuço rrëfeu se ajo ishte vajza e një politikani në vendin tonë, e cila u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në kushte të papërshtatshme.

“Politikan shumë i lartë në Shqipëri. Në këto 34 vite, ka qenë një politikan në nivele shumë të larta të qeverisjes ekzekutive. I iku vajza nga shtëpia, përdoruese droge. U angazhua e gjithë Policia e Shtetit në atë kohë, madje drejtorët e policisë u ndanë në linja të veçanta rrugore, që përfshinin qytete në juglindje, jugperëndim. Nga bregdetet, se andej arratisej. Ai qeveritari thoshte vetëm ma gjeni gjallë, se e dinte çfarë bënte ajo kur largohej. Ikte me javë të tëra.

U gjet në shtëpi të braktisur afër Dhërmiut, e vetme, me ato shiringat aty, kishte marrë një pije. Aty e gjetën rastësisht. Ishte 17 vjeçe në atë kohë. Babai i saj ka vdekur, ndërsa ajo sot është rikthyer në jetë”, tha Karamuço për “TCH”, duke paralajmëruar kështu rrezikun e lëndëve narkotike dhe nevojën për më shumë kontrolle, që këto substanca të mos bien sidomos në duart e të miturve.

Lini një Përgjigje