
Aurel Ndoni, 40 vjeçari i cili u mbyt para 2 muajsh në zonën e Porto Romanos teksa peshkonte, është gjetur në brigjet e Kroacisë.
Familjarët e kanë tërhequr trupin nga Kroacia dhe është zhvilluar edhe ceremonia e varrimit në qytetin e Lushnjes, prej nga ishte familja.
Palombarët e RENEAS patën kërkuar disa ditë dhe i ndërprenë kërkimet duke ju thënë familjarëve që rrymat detare e kanë zhvendosur trupin, sepse era me drejtim nga jugu ka qenë shumë e fortë. Dhe rezultati ishte bregdeti kroat në Dubrovnik.
Kërkimet më tej po zhvilloheshin me palombarë privat, të cilët i kishin punësuar familjarët.
Aurel Ndoni kishte dalë për të peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër, më datë 25 shkurt të këtij viti por kushtet e motit nuk kanë qenë të favorshme.
40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.
Lini një Përgjigje