
Ndërsa Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 maj, axhenda e takimit është zbardhur, duke përfshirë një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë ditës në Tiranë.
Sipas burimeve, axhenda përfshin:
10:00 – Arritjet dhe pritjet
11:00 – Ceremonia hapëse
11:30 – Foto familjare
11:45 – Seanca e parë plenare
13:00 – Dreka
14:30 – Mbledhja në tryeza tematike
15:45 – Takime bilaterale midis krerëve të delegacioneve
17:30 – Mbyllje e seancës plenare
18:30 – Konferencë e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryeministrin e Danimarkës
Në të njëjtën ditë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një protestë paqësore në orën 17:00 në Bulevardin “Zogu i Parë”, me qëllim sensibilizimin e opinionit publik ndërkombëtar mbi çështjet që ai i konsideron si "krime elektorale" të kryera gjatë zgjedhjeve të fundit.
Për të garantuar mbarëvajtjen e samitit, autoritetet kanë planifikuar masa sigurie, duke përfshirë bllokimin e disa akseve kryesore në Tiranë nga ora 06:00 deri në 18:00 të datës 16 maj.
Lini një Përgjigje