TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2025, 07:14

Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për këtë të dielë

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 14°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 36°C vlera më e lartë në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Lini një Përgjigje