TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shtator 2023, 13:25

Vrasjet dhe atentatet shkaktojnë 'furtunë' në Policinë e Shtetit, pas Lezhës shkarkime edhe në rrethe

Shkruar nga Pamfleti

Vrasjet dhe atentatet shkaktojnë 'furtunë' në

Vrasjet dhe atentatet e javës së fundit kanë shkaktuar 'tërmet' në Policinë e Shetetit, e ka nisur reformimin e strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit edhe në rrethe.

Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka firmosur një sërë urdhrash për emërime/shkarkime nga detyra të drejtuesve të Policisë së Shtetit, me qëllim dhënien e impulseve të reja forcës parandaluese, punës hetimore dhe forcës goditëse, ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Lidhur me ngjarjen në qytetin e Rrëshenit ku u vra Martin Bardhi, dhe u plagosën Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Olti Gjini pronar i lokalik ku ndodhi ngjarja dhe
Indrit Bardhi, Muhamet Rrumbullaku ka vendosur:

– shkarkimin nga detyra të zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Lezhë, Alfred Nomani dhe emërimin në këtë detyrë të kryekomisar Gentian Berberi;

– shkarkimin nga detyra të shefit të Sektorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, kryekomisar Artur Cara;

– emërimin në detyrën e zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, të kryekomisar Altin Mena;

– shkarkimin nga detyra të shefit të Komisariatit të Policisë Mirditë, komisar Paulin Çupi dhe emërimin në këtë detyrë të Komisar Klodian Kondi.

Po ashtu, me qëllim përmirësimin e punës së strukturave të Policisë së Shtetit edhe në Fier, ku është shkarkuar nga detyra e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve Artur Shira dhe është emëruar në këtë detyrë Komisar Arjan Hasani.

Në Berat, është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë, kryekomisar Ermir Gërxhani.

Në Pogradec, është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë komisar Elton Halili.

vrasjet dhe atentatet shkaktojnë \\\'furtunë\\\' në policinë e shtetit

Lini një Përgjigje