TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Gusht 2024, 15:36

Sokol Bregu: Durim Bami refuzoi të vriste Ardian Nikuljan, asnjë shqiptar nuk e merrte përsipër konfliktin me këtë fis

Shkruar nga Pamfleti

Sokol Bregu: Durim Bami refuzoi të vriste Ardian Nikuljan, asnjë

Gjykata britanike vendosi ekstradimin drejt Shqipërisë të 4 nga 5 të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të vitit të kaluar në Shëngjin.

Gjyqtari Daniel Sternberg, vendosi në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhisë, si dhe britanikëve Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN TV se ky vendim është një sinjal pozitiv për t’u marrë në pyetje të gjithë ata që bashkëpunuan në vrasjen e Nikulajt.

Bregu theksoi se në Shqipëri asnjë person nuk e kishte marrë përsipër vrasjen e Nikulajt pasi nuk dëshironin të përballeshin me këtë fis, dhe ka qenë kjo arsyeja pse Leksakajt krijuan grupin e britanikëve.

Kjo është një sinjal pozitiv për t’u marrë në pyetje të gjithë ata që bashkëpunuan në vrasjen e Nikulajt. Jemi përballë një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë, ata e quajnë ndryshe. Britania ka një tjetër lloj legjislacioni me hierarkinë e gjykatave atje ose emërtesa të ndryshme. Do të ketë dhe shkallë të tjera, për t’u vendosur ekstradimi, por vendimi në shkallën e parë do të thotë që është një vendim  një sinjal pozitiv kërkesës së Shqipërisë dhe gjykatat britanike zor se gabojnë dhe do të njihet ky vendim dhënë nga gjykata.

Më herët ata që donin të vrisnin Nikulajn e kishin porositur këtë në Fushë Krujë dhe pikërisht tek Durim Bami, një vrasje të tillë që shkonte diku tek 500 mijë euro.

Ky i fundit nuk pranoi ta kryejë dhe të bashkëpunojë për këtë vrasje dhe çon sinjal tek Nikulja që dikush po kërkonte dhe kishte dhënë një shifër të jashtëzakonshme parash për vrasjen e tij.

Nikulaj filloi të merre masat e tij mbrojtëse, por duket që asnjë nga shqiptarët nuk mund të penetronte në zonën e tij të sigurt për të kryer një vrasje. Të interesuarit, pjesa tjetër, Lekstakajt morën dhe krijuan grupin e britanikëve. Nuk e kishte marrë përsipër asnjë shqiptar, nuk donin një konflikt me Nikulajt, një familje që ka shumë anëtarë, shumë e fuqishme ekonomikisht dhe m reputacion në zonë”, tha ai.

Lini një Përgjigje