TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2024, 22:47

“S’kam parë çift të duhej aq shumë”, rrëfimi rrëqethës i kunatit të Gerti Bogdanit: Do jem si baba për dy fëmijët e tij!

Shkruar nga Pamfleti

“S’kam parë çift të duhej aq shumë”,

Arbër Çepani ka folur sot për ndarjen nga jeta të kanatit të tij Gerti Bogdani, krejt papritur pas një arresti kardiak, në moshën 44-vjeçare. Ai tregoi se motra e tij dhe Gerti, që thotë se nuk mund ta quante vetëm kunat, por shok, u njohën që në rini dhe ishin çifti më i dashuruar që kishte parë ndonjëherë, të gatshëm të sakrifikonin për njëri-tjetrin.

Nuk kam parë njerëz që duhen aq shumë, ishin gati të sakrifikonin për njëri tjetrin. Momentet më të bukura me Gertin, ishte kur luanim letra, donte gjithmonë të fitonte. Ishte ai që na mblidhte. Të gjithë jemi nga ky vrulli i kohës, Gerti na mblidhte gjithmonë”, tha ai në "Top Story".

I keqardhur thotë se është pasi në politikë dhe politikanët… nuk e vlerësuan siç duhej!

Më vjen keq që nuk ia keni vlerësuar, atë për të cilën Gerti luftonte, ne nuk e merrnim seriozisht,  dhe sot e pamë se çfarë impakti ka pasur. Më jep një ngushëllim për faktin që e gjithë mirësia dhe angazhimi i tij, përtej idiotësirave të momentit të politikës, qytetarët dhanë një mesazh se çfarë njerëzish duhet të promovohen, Shqipëria nuk është vetëm e atyre që bërtasin, por e atyre që kanë vlera që i marrin gjërat me mirësi. Gerti në ditën e tij më të trishtë na bëri një revolucion të mirësisë. Vetëm për këtë kam një ngushëllim unë dhe Eldira”, tha ai.

“Nëse deri dje isha daja për dy fëmijët e tyre, tani do jem dhe si baba, ia kam premtuar Gertit deri në frymën e fundit”, tha mes lotësh Çepani.

Lini një Përgjigje