
Situata e zjarreve në vend mbetet shqetësuese, ndërsa sot janë raportuar 10 vatra. Ministria e Mbrojtjes njofton se 6 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 mbeten ende aktive.
Zjarri më problematik është në Pishë-Poro të Vlorës, ku ndërhyrja po vështirësohet nga terreni ranor dhe era e fortë.
Helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara janë angazhuar për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.
Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, ku zjarri është riaktivizuar ditën e sotme në afërsi të piramidës 15. Në terren janë të angazhuar forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë.
Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen në gatishmëri të pandërprerë 24 orë zjarrfikësit lokalë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vetë vatrës së zjarrit.
Në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Në vendngjarje po operojnë 3 grupe shërbimi nga MZSH Skrapar. Situata ndodhet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.
Vatrat e izoluara të zjarrit:
-Në fshatin Krenze, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës
-Në fshatin Reç, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe
-Në fshatin Bisht-Kamëz, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.
-Në fshatin Ishull-Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
-Në Lagjen 18, Rajoni Nr.1, bashkia Korçë.
-Në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr.1, bashkia Tiranë.
Lini një Përgjigje