Gjatë detyrës shef në shërbimin sekret të ushtrisë, Feriz Breçani punësoi trafikantë e përdhunes, si agjentë të Shërbimit Sekret të Ushtrisë dhe në Policinë Ushtrake, me të cilët, përveç trafikut të drogës e armëve, shoqëronte në Gërdec makinat me municione, ku gruaja Shpresa Breçani ishte eksperte kontabël, ndërsa djali i dajës, Shkëlzen Berisha ishtë pronar fabrike…
Feriz Breçani dhe bashkëshortja Shpresa Breçani, mbesa e Sali Berishës, gjatë 8 viteve pushtet të PD-së kanë qëndruar në hije, por kanë vënë pasuri të shumta, duke shfrytëzuar lirinë, fuqinë dhe paprekshëmrinë e pushtetit të dajës kryeministër, madje duke bashkëpunuar dhe me biznese të grupeve kriminale.
Mbesa e Sali Berishës, ka bërë bilancet false e pastrim parash të Gërdecit, të kompanisë “Vlora Kazino” të grupit mafioz italian “Sacra Sorona Unita” dhe të Damir Fazlliç, Rezart Taçit, Ismail Mulletit, kompanisë “Kurum” etj.
Ndërsa bashkëshorti i saj Feriz Breçani, ka bërë trafik droge e armësh, kur ishte drejtues i lartë në Shërbimin Informativ të Ushtrisë dhe “de facto” ishte drejtor i këtij shërbimi e komandonte Policinë Ushtarake dhe automjetet.
Në 11 raporte të SHISH e Anti-Trafikut në vitet 2006-2012, të cilat janë në arkivën e Policisë së Shtetit, Prokurorisë e Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se Feriz Halil Breçani, i datëlindjes 21 mars 1958, funksionar i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, në atë kohë drejtonte një grup trafikimi e droge me persona nga Tropoja, Kukësi, Dibra, Durrësi, Podgorica e Gjakova, disa prej të cilëve punonjës në Shërbimin Informativ të Ushtrisë e Policisë Ushtarake dhe dy tropojanë drejtues të lartë në policinë e shtetit.
Droga e armët, kryesisht pistoleta, transportoheshin me automjetet e ushtrisë, të cilat nxirreshin në qarkullim me logon e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Policisë Ushtarake dhe me gjoja misione stërvitore, në qytetet ku grupi i Feriz Breçanit merrte ose dorëzonte sasitë e drogës dhe armëve.
Këta, të mbrojtur me garancinë e Feriz Breçanit si burri i Shpresa Breçanit, mbesës së Sali Berisha, nuk kontrolloheshin nga Policia Ushtarake, Policia Rrugore e Policia Kriminale, mbasi ai ishte shef i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, por kontrollin nuk e lejonin as dy drejtuesit tropojanë të Policisë së Shtetit, të cilët ishin pjesë e grupit të trafiqeve e merrnin pjesën.
Por për të qënë më i sigurt në trafikun e drogës dhe armëve, Feriz Breçani i pajiste mjetet e ushtrisë, me dokumente shoqërimi të kompanive private të armëve, në pronësi të Drejtorit të Përgjithshëm Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, i dorëhequr për trafik armësh.
Por për fshehjen dhe trafikiamin e drogës, burri mbesës së Sali Berishës, përdorte dhe puset e ujit në Kamëz, ndërsa në vitet 2007-2013 futi në lojë dhe djalin Endrit Breçani, i cili në ato vite ishte 19-24-vjeçar dhe krekosej si nip i dajë Saliut, kryeministër.
Gjatë detyrës në shërbimin sekret të ushtrisë, Feriz Breçani punësoi trafikantë e përdhunes si agjentë të Shërbimit Sekret të Ushtrisë e në Policinë Ushtrake, me të cilët, përveç trafikut të drogës e armëve, shoqëronte në Gërdec makinat me municione, ku gruaja Shpresa Breçani ishte eksperte kontabël, ndërsa djali i dajës, Shkëlzen Berisha ishtë pronar i fabrikës (Vijon...)/Pamfleti
Lini një Përgjigje