TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2024, 17:09

“Është thyer miti i të paprekshmit”, ish-prokurori Hajdari: Politika kërkon të intimidojë SPAK-un

Shkruar nga Pamfleti

“Është thyer miti i të paprekshmit”, ish-prokurori

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se me drejtësinë e re dhe me SPAK-un po i jepet fund pandëshkueshmërisë edhe për ‘të paprekshmit’.

Hajdari tha se ndryshe nga koha e shkuar kur politikanët nuk paraqiteshin as për tu marrë në pyetje, tashmë para SPAK vihen gjithmonë në gatishmëri sepse sipas tij “SPAK po i thyen turinjtë politikës”.

Ai tha se pavarësisht se politika kërkon të imitidojë SPAK-un, trupat e saj janë të trajnuar mirë.

“Të gjithë organet ligj-zbatuese duhet të përballojnë sfidat e kohës dhe të shikojnë që Shqipëria ka hyrë në një epokë të re. Po thyhet miti i pandëshkueshmërisë, të bëjnë punën me profesionalizëm që të justifikojnë besueshmërinë që ka publiku te drejtësia.

SPAK pavarësisht se politika kërkon ta intimidojë, në përgjithësi trupa e SPAK dhe BKH është e trajtuar mirë. Është histori suksesi, por krimin nuk do e shpëtojë SPAK-u. Kreu i SPAK dhe prokurorët nuk kanë pasur marrëdhënie të shpeshta me publikun“, u shpreh Hajdari për Top News.

Lini një Përgjigje