TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2025, 22:42

Samiti i Arubas, çfarë u diskutua në takimin sekret mes njerëzve të Ramës dhe bosëve të mafies?

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i Arubas, çfarë u diskutua në takimin sekret mes

Gazeta italiane “Domani”, ka publikuar disa pasazhe nga libri “Invincibili. La mafia albanese da Roma alla conquista del mondo”, i autorit Nello Trocchia. Aty tregohen detaje mbi rolin e grupeve shqiptare të drogës, teksa përmenden dhe emra të afërt me qeverinë.

Në fund të fundit, Shqipëria është një ishull i madh dhe i lumtur. Miliarderët ndërtojnë aty resorte, kush ka para investon, turistët kalojnë pushimet, shtetet sjellin emigrantë, trafikantët riciklojnë dhe festojnë projektet e reja. Dhe është pikërisht në një ishull që dua të mbyll këtë libër.

Jemi në Antilet Holandeze, ku në janarin e vitit 2019, sipas Antimafis Italiane, thuhet se është zhvilluar një takim midis biznesmenësh, narkotrafikantësh dhe përfaqësuesish të qeverisë së Edi Ramës.

Po, kështu. Për herë të parë zbuloj detajet dhe protagonistët e një takimi sensacional. Samiti është dokumentuar nga hetuesit italianë dhe është zhvilluar në praninë e “përfaqësuesve të paqartë të qeverisë shqiptare në detyrë”. Kështu shkruajnë hetuesit në dokumentet gjyqësore.

Ambienti: ishulli karaibik Aruba.

Kishte një perandor të biznesit dhe krimit, një sipërmarrës me bazë në Prato për të cilin gazetat lokale i kanë kushtuar disa artikuj, një narkotrafikant dhe anëtarë të tjerë të grupit, të gjithë shqiptarë. Por, mbi të gjitha, ka pasur njerëz të panjohur në majë të politikës shqiptare. Një çështje sensacionale, e mirë dokumentuar në shënimet e hetuesve.

Samiti dhe marrëveshja

Një histori krejt e panjohur dhe e pabesueshme. Por çfarë bënin të gjithë aty në atë ishull?

Një sqarim është i domosdoshëm: informacionet dhe dokumentet gjyqësore nuk kanë çuar në asnjë gjyq në Itali. Procedimi është mbyllur me arkivim për shkak të kompleksitetit të hetimeve, rrjetit ndërkombëtar të ngjarjeve dhe skadimit të afateve hetimore. Gjurma gjyqësore ka nisur në vende të tjera të Europës. Sepse, nëse kemi të bëjmë me model krimi ndërkombëtar, është e natyrshme që informacioni hetimor të qarkullojë dhe të përdoret në vende të ndryshme.

Kartat, dëshmitë dhe bashkëpunimet na ndihmojnë të skicojmë portretin e “Invincibilit” që do të përmendim në këto faqe. Një nga më të rëndësishmit, një perandor: Artur Shehu. Një bos që rrëfen Shqipërinë, epopeun e tij, përplasjen në epokën e parave, biznesit dhe rrjedhës së parasë, likuiditetin që lëviz dhe ndryshon pamjen e vendit, në çdo nivel. Edhe në nivelet më të larta.

Edhe ai, sipas hetuesve, ka qenë pjesë e takimit. “Kemi gjithashtu dokumentuar se nga 24 deri më 31 janar 2019, figurat kryesore të organizatës kriminale janë takuar në ishullin karibik Aruba (Antilet Holandeze): në ishull janë edhe Artur Shehu (…) si edhe përfaqësues të paidetifikuar të qeverisë aktuale shqiptare”.

Në telefon, të kapur nga interceptime, miq të grupit flasin për këtë takim dhe për prezencën e figurave të larta të ekzekutivit të kryesuar nga Rama. Edhe policia gjermane pohon takimin në ishull, ku thuhet se ka qenë i pranishëm “Genci Hamzai (alias Alfredo Hamzai)”, i cili ushtron trafikun e drogës. Shumë emra. Disa të panjohur, të tjerë eminenca. Dhe në zemër të gjithçkaje ai, Shehu-Perandori.

Vlen të kujtohet se Shehu Artur, sipas burimeve publike, paraqitet edhe si kreu i pakontestueshëm i një organizate kriminale shqiptare me rrënjë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, për këtë arsye”, shkruajnë hetuesit, “politikanët shqiptarë kanë zgjedhur që takimi të mbahet në një vend sekret (si Antilet Holandeze), ku nuk kërkohet vizë për hyrje.” Qëllimi? “Të përcaktohet një marrëveshje tregtare ku liderët shqiptarë të japin leje ndërtimi për ‘një kullë të madhe në Tiranë’, territori i cili i përket dy grupeve kriminale”.

Me fjalë të tjera, në ishull flitej për biznes nën prani të përfaqësuesve të qeverisë Rama. Kështu e rindërtojnë hetuesit përmes interceptimeve. Fantazojnë? E nëse është e vërtetë, kush janë? A kanë takuar Rama ose njerëzit e tij, Shehun? Ia kemi kërkuar kryeministrit, por nuk ka pranuar të përgjigjet.

Ishulli i Arturit

Pas takimit, hetuesit nisen të ndjekin Perandorin. Portreti që del nga hetimet është shumëdimensional. Shehu ka qenë gjithçka, aq i fuqishëm, sa i paprekshëm në sy të ligjit. Historia e tij përmbledh tërë parabolën: ishte në Vlorë kur rrëshkiste gjaku i luftës civile, rënia e regjimit, kapitalizmi brutal, anarshia me bande kriminale që sulmonin armeritë. Ai ka mbijetuar atyre të shtënave. Ishte “mbreti i gomoneve”, ato që vinin me të dëshpëruar drejt Italisë.

Ishte aty në ato vite, para se të strehohej në Shtetet e Bashkuara, në Miami, ku jeton ende. Ka bërë rrugë të gjatë. Nga gomonet te bizneset me njërin nga krerët e Sacra Corona Unita, Albino Prudentino. Perandoria e vogël e Shehut ndodhet në një cep të bregdetit të Vlorës.

Një perandori që lidh Italinë dhe Shqipërinë: ndihma e ndërsjellë, projekte të përbashkëta. Biznesi i së ardhmes, dy dekada më parë: lojërat, bastet, kazinoja. Dhe ajo kazino-restorant është ende aty, në një pallat të madh, por kati i parë është i mbyllur; gelateria është ende e hapur dhe ka pronë tjetër. Emri i tij shfaqet edhe në disa reportazhe për një dhuratë të vjetër toke (në Itali është përmendur nga Tg3).

Jemi në Vlorë: tridhjetëmijë hektarë të një bregdeti fantastik i dhurohen një fondacioni të udhëhequr nga ish-gjenerali i Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi, i cili kishte qenë edhe kreu i Interpolit italian për Shqipërinë. Dhurimi ndodh në 2015, por Lisi ka deklaruar se nuk dinte kush ishte Shehu dhe nuk ishte njohës i aktiviteteve të tij kriminale. Sot Shehu, përmes një firme dhe bashkëpunëtorësh, betonizon dhe ndërton në Vlorë, midis polemikash, problemeve për ekspropriimin e tokave dhe gjyqeve. Por bizneset e tij vazhdojnë me miratimin e qeverisë Rama.

E njëjta qeveri, pjesëtarët e së cilës thuhet se janë takuar në një ishull të largët në 2019 për të diskutuar investime dhe beton. “Në Shqipëri, investimet miratohen më parë lokal, pastaj nacional. Është thjesht një formalitet; problemi është se shumëkush nuk di kush është në të vërtetë Artur Shehu,” rrëfen një burim shqiptar që kërkon të mbetet anonim.

Kur mbërrij në Vlorë, kërkoj informacion mbi takimin famëkeq në ishull. Një burim i mirëinformuar më thotë: “Edhe në Shqipëri herë pas here flitet për një takim misterioz në Aruba me Shehun, pa datë, pa protagonistë. Këtu ka sipërmarrës që marrin charter. Disa gazetarë antiqeveritarë përmendin edhe një proces në Belgjikë dhe persona të padisiponueshëm të përmendur në dokumente. Kjo histori është një mister.”

Një mister që nis nga Aruba dhe arrin në Toskanë, ku njerëz të Shehut menaxhojnë investimet. Me kredi dhe huamarrje të bëra në vendlindje, sistemi lejon që ai që e zbatohet të ketë para të gatshme për çdo investim të ligjshëm, pa i ekspozuar vet vetes ndaj kontrolleve të autoriteteve financiare. Jo vetëm kaq, kur kredia paguhet, subjekti mund të “pastrojë” paratë. “Kjo formë e riciklimit, e bërë në vende komode dhe pa kontroll, si në rastin e Shqipërisë (vend ku jepet kredia), lejon të pandehurit të bëjnë investime të mëdha imobiliare në Itali me para që rrjedhin nga veprimtari kriminale, pa u zbuluar nga organet përkatëse”, theksojnë hetuesit. Pa u ndeshur me kontrolle. Prandaj janë të paprekshëm. /Përshtati “Pamfleti” nga “Domani

Lini një Përgjigje