TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2024, 11:53

Rikthehen shirat në vend, çfarë na pret këtë javë

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen shirat në vend, çfarë na pret këtë

Fillim java sjell mot të paqëndrueshëm në territorin tonë duke bërë që dita e hënë, e martë dhe e mërkurë të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe herë pas here do të krijojë mundësi për reshje shiu.

Do të kemi rrebeshe shiu ditën e sotme dhe të nesërme në zonat lindore, pjesërisht edhe në zonat qendrore. Ndërsa ditën e mërkurë do të kemi reshje shiu të s’postuara në zonat lindore.

Për sa i përket ditës së enjte dhe të premte do të kemi një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që të kemi intervale me kthjellimeve dhe vranësirave.

Temperaturat e ajrit, sot dhe nesër do të ketë rënie të tyre, duke bërë që maksimumi të vlera maksimale të jetë 32 gradë Celsius në qarqe si Tirana dhe Elbasani, ndërsa pjesa tjetër e territorit do t’i ketë temperaturat më poshtë se 30 gradë celsius. Ditën e enjte dhe të premte temperaturat priten të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.

Vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe Mali i Zi këtë fillim jave mbeten në mot të paqëndrueshëm duke bërë që të ketë rrebeshe shiu. Për sa i përket reshjeve të shiut di të jenë prezentë deri ditën e mërkurë. Për sa i përket temperaturave, dita e sotme dhe e nesërme do të ketë ulje të tyre, duke bërë që në të variojnë nga 30-32 gradë Celsius. Por, duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit.

Lini një Përgjigje