TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2024, 22:24

“Rama e di se kush është Nesti”, Pano Soko: Brenda PS-së, luftë deri në antagonizëm

Shkruar nga Pamfleti

“Rama e di se kush është Nesti”, Pano Soko: Brenda

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se personi anonim që kallëzoi Veliajn, i quajturi Nesti Angoni është nga brenda PS-së dhe sipas tij edhe kryeministri Rama e di se kush është ai.

Ai tha se përderisa kallëzimi është kopsitur aq mirë, Nesti është i brendshëm dhe se sipas tij rivaliteti në PS është i madh deri në luftë për antagonizëm.

Nesti është nga brenda ashtu siç e ka thënë dhe Tori. Përderisa Nesti e ka kopsitur gjënë duket që është breda tyre dhe Rama e di se kush është Nesti, por po mundohet të ruaj ekuilibrin e brishtë në PS. Ata te PS, brenda janë me thika gati me njëri-tjetrin, por se shfaqin rivalitetin se i pengon Rama. Por luftën e kanë deri në antagonizëm. Rama mu duk sikur ishte duke bërë një fjalim pas vdekjes së dikujt ku shprehen vetëm gjëra pozitive, vdekje politike, ose mbase ka frikë nga ndonjë reagim i Erion Veliajt”, tha ai në "Euronews".

Lini një Përgjigje