
Gazetari Arjon Sulo, tha se qeveria ka bërë shkelje “flagrante” të Kushtetutës. Ai theksoi se në 35 vite të pluralizmit politik, nuk ka ndodhur asnjëherë që çdo program apo kabinet i ri të kalojë pa debat në parlament.
“Nuk është se u bë një debat midis meje dhe teje, dhe unë e ngrita zërin. Ju ofenduat, ju thyet rregulloren. Jo aty po shkelet kushtetuta. Dhe në këtë moment pritej ajo që ndodhi.
Unë e vendos fokusin tek autori tek qeveria Rama që ishte shkelje flagrante e kushtetutës. Nuk ka kaluar asnjëherë në 35 vite pa debat programin dhe kabinetin”, tha Sulo në emisionin “Kjo Javë” në News 24.
Lini një Përgjigje