TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 15:57

Protestat e opozitës para Kryeministrisë, Kulluri: Nuk ndryshojnë asgjë, kanë dështuar në 7 zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Protestat e opozitës para Kryeministrisë, Kulluri: Nuk ndryshojnë

Analisti Edvin Kulluri ka komentuar protestën e thirrur nga opozita çdo të hënë para Kryeministrisë.

Kulluri u shpreh se “Foltorja 2” nuk do sjellë asgjë, pasi sipas tij, janë të njëjtit persona që kanë humbur në 7 zgjedhje.

Analisti theksoi se në zgjedhjet e 11 majit, opozita pësoi një disfatë jo të zakonshme. Ai shtoi se Partia Demokratike ka dështuar 7 herë dhe askush nuk ka më pritshmëri.

“Që nga humbja e 2017 është i njëjti refren është gabimi ynë që vijomë diskutojmë këtë çështje. Sepse ne nuk kemi më fuqi të bëjmë as analiza as këshillime. Unë kam qenë ai që ka marrë edhe akte për ta nxjerrë opozitën nga ky rrethi vicioz.

Ne kemi fjalën, aktin politik e kanë palët. Në kushtet që jemi sidomos pas humbjes së 11 majit, nuk humbën, kanë thyer turinjtë. Fatkeqësisht janë të njëjtit njerëz. Kjo opozitë nuk mund të bëjë asgjë sepse ka dështuar të paktën 7 herë nga pikëpamja elektorale, që në 2013 si PD dhe aleatë”, tha Kulluri për “News 24”.

 

Lini një Përgjigje