TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Prill 2024, 22:05

Protesta e opozitës para bashkisë, shoqërohen në polici 4 protestues

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës para bashkisë, shoqërohen në polici 4

Pas protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, policia e Tiranës ka shoqëruar 4 protestues.

Shoqërimi i tyre është bërë pasi u hodhën dhjetëra koktejl me molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe u përplasën me punonjësit e policisë.

Shishe molotov, mure të zeza nga tymi i flakëve të shkaktuara nga molotovi, njolla boje, vezë, xhama të thyer e mollë të kafshuara të hedhura në tokë. Kjo është ajo çfarë mbeti pas protestës së sotme të organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë bashkë me veprimtarë të opozitës para bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiaut Erjon Veliaj.

Ndryshe nga herë të tjera sot u hodhën më shumë shishe molotov. 

Një grup ekspertësh shkuan në vendngjarje për të mbledhur provat. Edhe vetë drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ishte atje. 

Lini një Përgjigje