TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 22:33

“Po fryn një erë e re”, eksperti i sondazheve analizon rritjen e pëlqyeshmërisë për liderët e rinj

Shkruar nga Pamfleti

“Po fryn një erë e re”, eksperti i sondazheve analizon

Publicisti dhe eksperti i sondazheve Roland Lami ka komentuar matjet e fundit të bëra nga Barometri dhe Datacentrum, ku sipas rezultateve është rritur pëlqyeshmëria për liderët e rinj.

Lami tha se nga këto matje në zgjedhjet e ardhshme mund të kemi ndryshime, pasi nëse pëlqyeshmëria e partive të reja do të përkthehet në votë mund të ndryshojë “status quo-ja” e pandryshueshme politike në 30 vitet e fundit.

Nëse unë bëj një konstatim të parë, duke abstraguar nga e shkuara dhe nga ajo që na thotë eksperienca e vendeve të tjera, do thosha që këto zgjedhje ne do kemi ndryshime se po fryn një erë e re. Në kuptimin që partitë e reja më së fundmi kanë potencial për të ndryshuar “status quo” e cila ka 30 vite që nuk ka ndryshuar.

Ku në përgjithësi vota, është përqendruar në dy parti kryesore. Por referuar të shkuarës që na tregon se partitë e vogla mund të pëlqehen nga votuesit para zgjedhjeve por nuk votohen, ndërsa partitë kryesore qëndrojnë në nivel konstant apo kanë pak rritje, por nuk e përmbysin atë që tregojnë sondazhet. E fundit, pëlqyeshmëria jo domosdoshmërish shkon te vota te partitë e reja, ndërsa te partitë e vjetra në përgjithësi pëlqyeshmëria kthehet në votë”, tha Lami.

Lini një Përgjigje