TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2024, 07:53

"Person i rëndësishëm, mund të zbardhë 21 Janarin"/ Elezi: Basha i detyruar të shkojë në SPAK të dëshmojë

Shkruar nga Pamfleti

"Person i rëndësishëm, mund të zbardhë 21

Ish anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se Lulzim Basha është i detyruar të shkojë Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e ’21 Janarit’.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se Basha nuk ka zgjidhje tjetër, teksa shtoi se ai me Berishën, kanë lidhje funksionale.

Ndërsa gazetari Flogert Muça deklaroi se Basha është personi i rëndësishëm, i cili mund të zbardhë ’21 Janarin’.

Ibsen Elezi: Që do shkojë do shkojë, se po nuk shkoi, përfundon në ballkon, s’ka zgjidhje tjetër. Lulzim Basha, ato që thotë nuk i bën, ose nëse i bën, thotë të kundërtën. Në rastin konkret, mendoj se zoti Basha dhe zoti Berisha janë lidhje funksionale e njëri-tjetrit. Nuk je bashkë nga qejfi, por nga halli. Do përballen të gjitha figurat e larta, është sistem i korruptuar. Do përballen me drejtësinë. Kjo frikë i bën bashkë. Kur shohin rrezik, mund të bashkëpunojnë. Berisha ia ka bërë publike ftesën. Nëse bëhet ftesë publike që të bashkohemi, nuk bën sens.

Flogert Muça: Basha dhe Berisha janë pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin. Ajo që i bashkon, është më shumë se ajo që i ndan. I ka lënë fushë të lirë doktorit. Loja tanimë është dekonspiruar. Ata janë bashkë në hallin e përbashkët apo në projektin politik të përbashkët. Sa i takon vajtjes në SPAK, po nuk shkoi, e marrin. Ajo që është e rëndësishme, është që Basha dhe Endri Hasa, ish shefi i IT, mund ta zbardhin ngjarjen e ’21 Janarit’. Nëse ka person të rëndësishëm, është Lulzim Basha. Ashtu edhe Endri Hasa, ka qenë në pozicion të rëndësishëm. Rëndësi ka sa do flasë Basha kur të shkojë në SPAK.

basha 21 janari elezi spak

Lini një Përgjigje