TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2024, 18:47

Përplasjet e deputetëve me policinë, Meçe: Nuk kemi opozitë, lufta bëhet për të shpëtuar Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet e deputetëve me policinë, Meçe: Nuk kemi

Analisti Arben Meçe ka folur lidhur me aksionin e sotëm të Partisë Demokratike dhe përplasjet me forcat e policisë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Meçe tha se deputetët e Partisë Demokratike nuk përfaqësojnë më opozitën, teksa shtoi se kemi të bëjmë me një sekt që lufton për të mbrojtur ish kryeministrin Berisha.

Analisti u shpreh se Berisha është në rënie dhe se ka pikëpyetje nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Reagimi i Baçit dhe i gjithë enturazhit mediatik të PD, lidhet me suksesin përfundimtar të lëvizjes. Është me improvizimin e incidenteve që amplifikohen si indicente. Ta zëmë se ishte armë, por nuk ishte armë, unë i qëndroj aksionit politik. Tani kemi, po ballafaqohemi me të njëjtin skenar, sot ka qenë protesta e 28 para Bashkisë së Tiranës. Çfarë rezultati është arritur? Për sa kohë që të gjitha këto aksione kanë përfunduar me bisht ndër shalë, pse i bën? Çdo ditë e më tepër, po e shvenit këtë aksion opozitar, është opozitë që ka humbur edhe qytetarinë. Ju patë, një njeri që ulërinte si ujk. Deputeti ka një profil qytetar i cili rrezaton për të cilin është mandatuar. I shohim, qytetari nuk ka, alternativë nuk ka. Vijmë te ngjarja. Debati i madh është, me ligj nuk lejohet që kjo trupë, nuk është e pajisur me armë, nuk kanë armë këta. Nuk më rezultonte që dikush nxori armë. Kjo trupë e ka spray me vete. Me dhjetëra raste, ky aksesor është përdorur.

A është kjo opozita shqiptare? Kjo tipologji aksioni është qesharake, imazhi ka rënë, a ka opozitë Shqipëria përfundimisht? Apo kemi një sekt, të prodhojë konflikt që të shpëtojë liderin e vet. Statusi i Berishës është në rënie. Berisha nuk ka më të ardhme në drejtimin politik. Në këtë situatë u ndodhet PD e Berishës, në 2025 është në pikëpyetje, do jetë kjo parti në zgjedhje apo jo. E gjithë lufta e opozitës, dua ta quaj sektin berishian. Nuk është kjo opozita shqiptare. Në Shqipëri ka sekt që po lufton për interesa të ngushta. Nuk duhet të merremi më me Berishën, janë qesharake”, tha Meçe për “Abc News”.

Lini një Përgjigje