TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2024, 10:31

Përfundon mbledhja e parë e Komisionit Anti-korrupsion, Xhafa thirrje opozitës dhe institucioneve të pavarura për bashkëpunim!

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon mbledhja e parë e Komisionit Anti-korrupsion, Xhafa thirrje

Është mbyllur mbledhja e parë e Komisionit Antikorrupsion e cila u zhvillua paraditen e kësaj të premteje. Teksa opozita e bojkotoi, Fatmir Xhafa i cili është edhe drejtues i komisionit u bëri sërish thirrje për t’ju bashkuar.

Më tej Xhafa u shpreh se do të ngrihen 3 nën grupe për veprimtaritë e kuvendit. Ai u bëri thirrje për bashkëpunim shoqërisë civile e institucioneve të pavarura.

Kur ne të marrim vendimet e para, të ecim me hapat e parë, do u japë përgjigjen e duhur atyre që kanë spekuluar ne dashje apo pa dashje lidhur me qëllimin e këtij komisioni. Deri atëherë duhet të punojmë shumë fort dhe të shohim para”, vijoi Xhafaj.

Kujtojmë se asnjë nga anëtarët e PD-së, Jorida Tabaku, Dhurata Tyli, Sorina Kote dhe Flutura Açka nuk u paraqitën në mbledhjen e sotme.

Lini një Përgjigje